Kalo te përmbajtja

Vëllezër e motra që janë aktualisht në burg në Rusi dhe Krime

3 JANAR 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE

Një sërë vendesh nxjerrin një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë t’i jepet fund përndjekjes ndaj Dëshmitarëve të Jehovait

Një sërë vendesh nxjerrin një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë t’i jepet fund përndjekjes ndaj Dëshmitarëve të Jehovait

Më 17 dhjetor 2021, një sërë vendesh anëtare të Aleancës Ndërkombëtare për Lirinë e Fesë dhe të Besimit a (ANLFB) nxorën një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Dëshmitarëve të Jehovait që po përndiqen për besimin e tyre. Në këtë deklaratë kërkohet që të lirohen menjëherë të gjithë Dëshmitarët e burgosur dhe t’u jepet fund torturave, dhunës fizike, bastisjeve dhe diskriminimit.

Në botë ka mbi 150 Dëshmitarë të Jehovait të burgosur për hir të besimit, si për shembull në Eritre, Krime, Rusi, Singapor dhe Taxhikistan. Vendet anëtare të ANLFB-s shprehën «shqetësim të thellë» për «shtimin e përndjekjes ndaj Dëshmitarëve të Jehovait» dhe deklaruan se Dëshmitarët kanë të drejtë të praktikojnë besimin e tyre «pa frikë, sulme, diskriminim a përndjekje».

U jemi mirënjohës qeverive që tregohen të paanshme duke dalë në mbrojtje të së drejtës sonë të adhurimit. Mbi të gjitha e dimë se Jehovai do të vazhdojë t’i mbrojë vëllezërit e motrat e përndjekur që i besojnë me gjithë shpirt dhe ‘do t’u japë paqe të pafund’.—Isaia 26:3.

a Aleanca përbëhet nga një grup vendesh që janë zotuar të çojnë përpara lirinë e fesë dhe të besimit përreth botës.