Kalo te përmbajtja

Nga e majta: numri i parë i Epokës së artë (1919), numri i parë i revistës Ngushëllim (1937), numri i parë i Zgjohuni! (1946) dhe botimi elektronik i Zgjohuni! nr. 2 2019

1 TETOR 2019
LAJME NDËRKOMBËTARE

Një shekull me revistën Zgjohunir2!

Një shekull me revistën Zgjohunir2!

1 tetori i vitit 2019 shënoi 100-vjetorin e revistës Zgjohuni! Me mbi 280 milionë botime në vit në 221 gjuhë, është revista e dytë më e përkthyer dhe më e shpërndarë në botë, pas Kullës së Rojës.

Vëlla Samuel Hërdi i Trupit Udhëheqës, tha: «Nëpërmjet temave të saj të larmishme, Zgjohuni! ka ngjallur goxha interes për mesazhin e Biblës. Edhe pse pamja dhe dizajni i saj kanë ndryshuar gjatë viteve, ka qenë një mjet i efektshëm në predikimin e lajmit të mirë. Jemi shumë të lumtur që Zgjohuni! po botohet prej 100 vjetësh. Në fund të fundit, kjo tregon se Perëndia po na ndihmon me anë të frymës së tij të shenjtë.»

Në fillim revista quhej Epoka e artë. Ajo u prezantua në shtator të vitit 1919 gjatë kongresit historik të Dëshmitarëve të Jehovait në Sidër-Point, Ohajo, SHBA. Më 1937 mori emrin Ngushëllim, sepse njerëzit kishin vërtet nevojë për ngushëllim. Së fundmi, në 1946-n revista u quajt Zgjohuni!, që lexuesit të kuptonin pikëpamjen e Biblës për gjërat që ndodhin në botë.

11 gusht 1946, Klivlend, Ohajo. Të pranishmit në atë kongres të Dëshmitarëve të Jehovait mbajnë lart revistën e re Zgjohuni!

Jemi shumë të kënaqur që kemi arritur në këtë moment historik për revistën Zgjohuni! Do të vazhdojmë ta përdorim në veprën e arsimimit të bazuar në Bibël, me qëllim që ‘të japim dëshmi të plotë për lajmin e mirë’.—Veprat 20:24.