27 SHTATOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 22 MARS 2024
LAJME NDËRKOMBËTARE
PËRDITËSIM—ANULOHET VENDIMI I FAJËSISË | Mposhtin ndjenjat negative me ndihmën e Jehovait
Më 21 mars 2024, Gjykata e Lartë në Republikën e Krimesë anuloi vendimin që shpallte fajtorë vëllanë Taras Kuzó dhe gruan e tij, motrën Darja Kuzó, dhe vëllezërit Sergei Ljulin dhe Pjotër Zhilcov. Vëllezërit i liruan menjëherë nga burgu. Çështja e tyre do t’i rikthehet Gjykatës së Qytetit të Jaltës në Republikën e Krimesë për rigjykim.
Më 27 shkurt 2023, Gjykata e Qytetit të Jaltës në Republikën e Krimesë shpalli fajtorë vëllanë Taras Kuzó dhe gruan e tij, motrën Darja Kuzó, si edhe vëllezërit Sergei Ljulin dhe Pjotër Zhilcov. Darjan e dënoi me 3 vjet vënie në provë, prandaj, për momentin, asaj nuk i kërkohet të futet në burg. Tarasin e dënoi me 6 vite e gjysmë burg, ndërsa Sergein dhe Pjotrin i dënoi secilin me 6 vite e 1 muaj burg. Të tre vëllezërit i arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.
Tabelë kronologjike
4 mars 2021
Kundër Tarasit ngrihet një çështje penale. E akuzojnë se financon një organizatë ekstremiste
11 mars 2021
Bastisin 9 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait, ndër to edhe shtëpitë e çiftit Kuzó dhe të Sergeit. Tarasin e fusin në një burg të përkohshëm
12 mars 2021
Tarasin e lirojnë nga burgu dhe e lënë në arrest shtëpie, por nuk e lejojnë të jetojë me familjen
29 korrik 2021
Ngrenë çështje penale kundër Darjas, Pjotrit dhe Sergeit. Pjotrin e fusin në një burg të përkohshëm
30 korrik 2021
Çështjet penale bashkohen në një të vetme. Pjotrin e lirojnë nga burgu dhe e lënë në arrest shtëpie
11 gusht 2021
Sergein e arrestojnë dhe e fusin në një qendër paraburgimi rreth 800 kilometra larg. Gjatë udhëtimit që zgjati 16 orë, duart ia lidhën me pranga në një tub sipër kokës, kurse këmbët ia ngjitën te ndenjësja
1 mars 2022
Sergein e lirojnë nga paraburgimi dhe e lënë në arrest shtëpie
4 prill 2022
Nis gjyqi penal
11 korrik 2022
Pjotrin, Sergein dhe Tarasin i lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe u vendosin kufizime për udhëtimin
Të dhëna
Në burg, në burg të përkohshëm ose në arrest shtëpie motrat e vëllezërit besnikë mund të ndihen sikur ‘nuk lëvizin dot’, ama Jehovai s’ka për t’i braktisur kurrë ata që përndiqen për emrin e tij.—2 Korintasve 4:8, 9.