9 MAJ 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE
PËRDITËSIM—BURGOSIN VËLLEZËRIT | Jehovai ndihmon familjet në Krime të qëndrojnë besnike
Më 6 tetor 2022, Gjykata e Krahinës së Nakimovskit në Sevastopol shpalli fajtorë vëllezërit Vladimir Maladejka, Vladimir Sakada dhe Jevgeni Zhukovi dhe e dënoi secilin me gjashtë vite burg. Dënimi i tyre hyri në fuqi menjëherë.
Tabelë kronologjike
1 tetor 2020
Agjentë të FSB-së bastisin shtëpitë e nëntë familjeve Dëshmitarë të Jehovait në Sevastopol, përfshirë shtëpitë e familjeve Maladejka, Sakada dhe Zhukovi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e familjes Maladejka, agjentët gjejnë një enë të vogël me qumësht pluhur. Me pretendimin se ena mban diçka që ngjan si «substancë narkotike», autoritetet i futin vëlla Maladejkën dhe të shoqen, Nataljan, në një qendër psikiatrike për kontroll. Nataljan e nxjerrin më vonë po atë ditë. Kurse vëlla Maladejkën, bashkë me vëllezërit Sakada dhe Zhukovi, i futin në burg të përkohshëm. Të nesërmen i çojnë në një qendër paraburgimi
23 mars 2021
Vëlla Sakadën e lirojnë nga paraburgimi dhe e kalojnë në arrest shtëpie. I vendosin një pajisje gjurmimi dhe e urdhërojnë të mos përdorë Internetin, të mos bëjë telefonata e as të mos komunikojë me vëllezërit e tjerë të përfshirë në çështje
30 mars 2021
Vëlla Maladejkën e lirojnë nga paraburgimi dhe e kalojnë në arrest shtëpie
17 maj 2021
Vëlla Zhukovin e lirojnë nga paraburgimi pas më shumë se shtatë muajsh dhe e kalojnë në arrest shtëpie
30 shtator 2021
Fillon procesi penal
Të dhëna
Jemi besimplotë se Jehovai do t’u forcojë zemrat këtyre vëllezërve dhe të gjithë atyre që po përndiqen në Krime.—1 Selanikasve 3:12, 13.