Kalo te përmbajtja

Vëlla Maksim Zinçenko dhe gruaja e tij, Karina

23 JANAR 2024 | PËRDITËSUAR MË 18 PRILL 2024
LAJME NDËRKOMBËTARE

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | «Gjithçka është e mundur për atë që ka besim»

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | «Gjithçka është e mundur për atë që ka besim»

Më 16 prill 2024, Gjykata Krahinore e Nahimovskit në qytetin e Sevastopolit, shpalli fajtor vëlla Maksim Zinçenkon dhe e dënoi me 2 vjet punë të detyruar. Atij do t’i duhet të banojë në një institucion ndëshkimor dhe të punojë në një vend të caktuar në komunitet.

Të dhëna

Jemi të bindur se Jehovai do ta shpërblejë guximin dhe qëndrueshmërinë e Maksimit dhe të të gjithë atyre që ndjekin pareshtur vullnetin e tij.—Hebrenjve 10:35, 36.

Tabelë kronologjike

  1. 17 maj 2023

    E akuzojnë se merr pjesë në aktivitetet e një organizate ekstremiste

  2. 22 maj 2023

    I kontrollojnë shtëpinë. Maksimin dhe Karinën i marrin në pyetje. Maksimin e futin në një burg të përkohshëm

  3. 24 maj 2023

    Maksimin e lirojnë nga burgu dhe e kalojnë në arrest shtëpie

  4. 12 korrik 2023

    Fillon procesi penal