9 JANAR 2024 | PËRDITËSUAR MË 7 TETOR 2024
LAJME NDËRKOMBËTARE
PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | Të vendosur që të mbështeten te Jehovai
Më 3 tetor 2024, Gjykata e Lartë në Republikën e Krimesë ndryshoi dënimet e mëparshme për vëllezërit Juri Gerashçenko dhe Sergei Parfenoviç. Dënimet e mëparshme me 6 vjet vënie në provë i zëvendësoi me 6 vjet burg. Ata i arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.
Më 1 korrik 2024, Gjykata Krahinore e Krasnogvardejskit në Republikën e Krimesë shpalli fajtorë vëllezërit Juri Gerashçenko dhe Sergei Parfenoviç dhe e dënoi secilin me 6 vjet vënie në provë. Për momentin, nuk u duhet të futen në burg.
Të dhëna
Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë të mbështetë Jurin dhe Sergein, si edhe të gjithë ata që mbajnë integritetin, dhe ‘t’i fshehë nën hijen e krahëve të tij’.—Psalmi 17:7, 8.
Tabelë kronologjike
19 shtator 2022
Ngrihet çështja penale kundër Sergeit
28 shtator 2022
Shtëpia e Sergeit është ndër 8 shtëpitë që u kontrolluan nga policët e FSB-së. Sergein e futin në një burg të përkohshëm
30 shtator 2022
Sergein e futin në një qendër paraburgimi
15 nëntor 2022
Sergein e lirojnë nga paraburgimi dhe e kalojnë në arrest shtëpie
22 mars 2023
Ngrihet çështja penale kundër Jurit. E arrestojnë, e marrin në pyetje dhe e futin në një burg të përkohshëm
24 mars 2023
Jurin e lirojnë dhe e kalojnë në arrest shtëpie
12 korrik 2023
Sergein dhe Jurin i lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe u vendosin kufizime për udhëtimet
28 korrik 2023
Fillon procesi penal. Prokuroria akuzon Sergein dhe Jurin se vazhdojnë «të përfshihen në aktivitete kriminale dhe të kërcënojnë dëshmitarët e çështjes». Pavarësisht nga mungesa e provave, gjykatësi i fut në arrest shtëpie për herë të dytë