Kalo te përmbajtja

Një çift Dëshmitarësh po marrin pjesë në mbledhjen e kongregacionit nëpërmjet videokonferencës. Është hera e parë që Darka e Zotërisë do të mbahet në këtë mënyrë nga shumë veta

3 PRILL 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE

Përkujtim historik i vdekjes së Krishtit

Shumë kongregacione mblidhen nëpërmjet videokonferencave për shkak të pandemisë globale

Përkujtim historik i vdekjes së Krishtit

Miliona Dëshmitarë dhe të interesuar do të mblidhen të martën, më 7 prill 2020, për ngjarjen më të rëndësishme të vitit, për Përkujtimin e vdekjes së Jezuit. Për shkak të pandemisë së COVID-19, ky Përkujtim do të jetë unik. Shumë veta anekënd botës do të mblidhen me videokonferencë.

Për shkak të pandemisë, autoritetet në shumë vende i kanë ndaluar grumbullimet e mëdha. Si rezultat, mjaft kongregacione nëpër botë po përdorin videokonferenca për mbledhjet javore. Ato do të përdorin videokonferencat edhe për Përkujtimin. Për publikun e gjerë do të ketë një program të regjistruar në jw.org.

Vjet në Përkujtim morën pjesë mbi 20 milionë veta. Mendohet që këtë vit miliona njerëz ta ndjekin Përkujtimin me anë të videokonferencave, të telefonit ose ta shohin të regjistruar në jw.org.

Në mjaft vende virusi po rrezikon jetën e gjithnjë e më shumë njerëzve. Që vëllezërit të jenë të sigurt, duhet t’i bindemi se s’bën drejtimit të autoriteteve derisa të kalojë rreziku. Gjithsesi besojmë plotësisht se Jehovai do të na mbështetë, prandaj jemi të vendosur të zbatojmë urdhrin e Jezuit: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.»—Luka 22:19.