Kalo te përmbajtja

Anëtarë të Trupit Udhëheqës mbajnë fjalimin e Përkujtimit: (majtas) vëllai Entoni Moris mban fjalimin për familjen Bethel; (lart djathtas) vëllai Xhefri Xhekson dhe (poshtë djathtas) vëllai Mark Sanderson mbajnë fjalimin për kongregacionet me anë të videokonferencave nga dhomat e tyre

10 PRILL 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE

Përkujtimi i vdekjes së Krishtit për vitin 2020 në Bethelin e Shteteve të Bashkuara

Përkujtimi i vdekjes së Krishtit për vitin 2020 në Bethelin e Shteteve të Bashkuara

Më 7 prill 2020 Dëshmitarët e Jehovait anembanë botës kremtuan Përkujtimin e vdekjes së Jezu Krishtit, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit. Vëlla Stivën Leti, anëtar i Trupit Udhëheqës, tha: «Nuk ka virus a pandemi në botë që mund të na zbehë mirënjohjen për atë që kanë bërë për ne Jehovai dhe Jezui apo të na dobësojë vendosmërinë për të kremtuar Darkën e Zotërisë.» Si dolën të vërteta fjalët e tij për këtë vit?

Ky është i pari nga një seri artikujsh që do të postohen në Këndin e lajmeve në sit, të cilët do të na informojnë si e kremtuan Përkujtimin gjatë pandemisë vëllezërit përreth botës. Në këtë artikull do të shohim si u mbajt Përkujtimi në selinë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait dhe në zyrën e degës në Shtetet e Bashkuara.

Për të respektuar kufizimet e qeverisë për grumbullimet publike, Trupi Udhëheqës vendosi që për të gjithë anëtarët e familjes Bethel të vihej në dispozicion një program Përkujtimi. Fjalimin e mbajti vëllai Entoni Moris në sallën në Uoruik. Pjesëtarët e familjes Bethel në Shtetet e Bashkuara e ndoqën programin nga dhomat e tyre. Edhe pse simbolet i marrin pak veta, Zyra e Bethelit i siguroi ato për të gjithë familjen.

Simbolet e Përkujtimit për familjen Bethel

Bethelitët mund ta ndiqnin programin e Përkujtimit edhe me kongregacionet e tyre nëpërmjet videokonferencave. Gjithashtu, bethelitëve që janë pleq kongregacioni iu dha mundësia të mbanin fjalimin e Përkujtimit me anë të videokonferencave.

Një çift që shërben në Bethelin e Uollkillit duke ndjekur Përkujtimin nga dhoma e tyre

Shumë nga familja Bethel thanë se Përkujtimi i këtij viti ka qenë një nga më të veçantët në jetën e tyre. Edhe pse fizikisht ishin larg vëllezërve dhe motrave nëpër botë, u ndien afër tyre ndërsa kujtuan 2 shprehjet më të mëdha të dashurisë së Perëndisë Jehova dhe të Birit të tij të shtrenjtë, Jezu Krishtit.—Gjoni 3:16; Mateu 20:28.