Kalo te përmbajtja

Anëtarë të Trupit Udhëheqës duke mbajtur fjalimin e Përkujtimit: vëllai Gerrit Lësh (majtas), vëllai Samuel Hërd (lart djathtas) dhe vëllai Mark Sanderson (poshtë djathtas)

20 PRILL 2021
LAJME NDËRKOMBËTARE

Përkujtimi i vdekjes së Krishtit për vitin 2021—Familja mbarëbotërore Bethel

Përkujtimi i vdekjes së Krishtit për vitin 2021—Familja mbarëbotërore Bethel

Simbolet e Përkujtimit u vunë në dispozicion për pjesëtarët e familjes Bethel në Uoruik, Nju-Jork, SHBA

Më 27 mars 2021, anëtarët e familjes mbarëbotërore Bethel përkujtuan vdekjen e Jezuit bashkë me kongregacionet e tyre. Disa e mbajtën fjalimin e Përkujtimit nëpërmjet videokonferencës.

Siç ndodhi në vitin 2020, u mbajt një fjalim Përkujtimi në selinë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait, i cili u vu në dispozicion për familjen Bethel në Shtetet e Bashkuara. Këtë fjalim e mbajti vëllai Gerrit Lësh, anëtar i Trupit Udhëheqës.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë pjesëtarë të familjes Bethel nga e gjithë bota teksa i binden urdhrit të Jezuit: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.»—Luka 22:19.

 

Selia botërore e Dëshmitarëve të Jehovait

Dega e Australazisë

Përkthyes të jashtëm në Bangladesh

Zyrë Rajonale Përkthimi në Kamboxhia

Dega e Kamerunit

Dega e Evropës Qendrore

Dega e Afrikës Lindore

Dega e Italisë

Dega e Kazakistanit

Zyra e vendit në Nepal

Dega e Afrikës së Jugut

Dega e Sri-Lankës

Dega e Shteteve të Bashkuara