1 TETOR 2024
LAJME NDËRKOMBËTARE
Prezantohen 7 përkthime të Biblës në shtator të 2024-s
Italiane e shenjave
Më 1 shtator 2024, vëlla Masimiliano Brikoni, anëtar i Komitetit të Degës në Itali, prezantoi botimin e plotë të Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën italiane të shenjave. Prezantimi u bë para një auditori me 854 të pranishëm në kongresin rajonal «Shpall lajmin e mirë!» që u zhvillua në një Sallë Asamblesh në Romë, Itali. Bibla u vunë menjëherë në dispozicion në formatin dixhital në jw.org dhe në aplikacionin JW Library Sign Language.
Kjo është hera e parë që e gjithë Bibla del e përkthyer në italiane të shenjave. Dëshmitarët e Jehovait kanë filluar të botojnë materiale të bazuara në Bibël në këtë gjuhë, në vitin 1998. Sot, në Itali, ka 845 vëllezër e motra që shërbejnë në 15 kongregacione, 12 grupe dhe 10 paragrupe të gjuhës italiane të shenjave.
Rutoro
Më 6 shtator 2024, vëlla Frederik Niende, anëtar i Komitetit të Degës në Ugandë, prezantoi librin e Mateut, të Markut, Lukës dhe të Gjonit në gjuhën rutoro. Njoftimi u bë gjatë kongresin rajonal «Shpall lajmin e mirë!» në Hoimë, Ugandë. Të 928 të pranishmit morën nga një kopje të shtypur të Biblës—Lajmi i mirë sipas Mateut. Gjithashtu të 4 librat e Biblës u vunë menjëherë në dispozicion në formatin dixhital në jw.org dhe në aplikacionin JW Library.
Llogaritet se në Ugandë rreth 2,2 milionë njerëz që flasin rutoro ose një gjuhë të ngjashme, runioro. Shumë përkthime ekzistuese të Biblës në këto gjuhë e heqin emrin e Perëndisë Jehova. Të 374 vëllezërit e motrat që shërbejnë në 2 kongregacione të gjuhës rutoro dhe në 4 kongregacione të gjuhës runioro, në Ugandë, janë shumë të gëzuar që në shërbim e në mbledhje mund të përdorin përkthimin e qartë e të saktë të 4 Ungjijve.
Ujgure (arabe) dhe ujgure (cirilike)
Më 8 shtator 2024, u prezantua libri i Mateut në gjuhën ujgure (arabe) dhe në ujgure (cirilike) në një mbledhje speciale që u mbajt në zyrën e degës të Kazakistanit, në Almati. Të pranishëm ishin gjithsej 483 veta. Libri i Mateut u vu menjëherë në dispozicion në formatin dixhital në jw.org dhe në aplikacionin JW Library, në të dyja gjuhët.
Shumë përkthime të Biblës që disponohen në ujgure (arabe) dhe në ujgure (cirilike) kanë gjuhë të vjetër, të vështirë për t’u kuptuar nga shumica e lexuesve. Sot afro 11 milionë njerëz flasin ujgure dhe shumica jeton në Azi. Ndonëse njerëz që flasin ujgure ka edhe në Afrikë, Amerikën e Veriut dhe në Evropë.
Lukonze
Më 13 shtator 2024, vëlla Mouzes Oundo, anëtar i Komitetit të Degës në Ugandë, prezantoi librin e Mateut, të Markut, Lukës dhe të Gjonit në gjuhën lukonze, para një auditori me 925 të pranishëm në kongresin rajonal «Shpall lajmin e mirë!», në Buera, Ugandë. Të gjithë të pranishmit morën kopje të shtypur të Biblës—Lajmi i mirë sipas Mateut. Gjithashtu të 4 Ungjijtë u vunë menjëherë në dispozicion në formatin dixhital në jw.org dhe në aplikacionin JW Library.
Në Ugandë, gjuhën lukonze e flasin të paktën 1 milion njerëz. Dëshmitarët e Jehovait filluan të përkthenin botime të bazuara në Bibël në vitin 2001. Aktualisht, 324 vëllezër e motra shërbejnë në 6 kongregacione të gjuhës lukonze.
Angleze liberiane
Më 15 shtator 2024, vëlla Xhethro Barkli, anëtar i Komitetit të Degës në Liberi, prezantoi librin e Mateut dhe të Markut në gjuhën angleze liberiane, gjatë një programi special që u mbajt në një Sallë Asamblesh në Xhonsënvill, Liberi. Gjithsej në Sallën e Asambleve ishin të pranishëm 1.176 veta. Programin e ndoqën edhe të gjitha kongregacionet e gjuhës angleze liberiane të këtij vendi, të cilat u lidhën nëpërmjet videokonferencës. Të 2 librat e Biblës u vunë menjëherë në dispozicion në formatin dixhital në jw.org dhe në aplikacionin JW Library. Së shpejti do të kenë edhe formatin e shtypur të Biblës—Lajmi i mirë sipas Mateut.
Në gjuhën angleze liberiane tashmë ekzistojnë disa libra të Biblës në format audio, por kjo është hera e parë që një pjesë e Fjalës së Perëndisë del në format të shtypur në këtë gjuhë. Ndonëse anglishtja është gjuha zyrtare e Liberisë, afro 1,6 milionë njerëz flasin angleze liberiane në këtë vend, përfshirë 7.034 vëllezërit e motrat tona që shërbejnë në 120 kongregacione.
Nahuatle (Guerrero)
Më 20 shtator 2024, vëlla Lázaro González, anëtar i Komitetit të Degës në Amerikën Qendrore, prezantoi librin e Mateut, të Markut, Lukës dhe të Gjonit në gjuhën nahuatle (Guerrero) ditën e parë të kongresit rajonal «Shpall lajmin e mirë!», në Sallën e Asambleve të Çilpansingos në Guerrero, Meksikë. Të pranishëm ishin 769 veta dhe 742 të tjerë u lidhën nëpërmjet videokonferencës nga kongresi rajonal që zhvillohej në Tlapa-de-Komonfort, Meksikë. Të pranishmit në këto vende të kongresit morën kopje të shtypur të Biblës—Lajmi i mirë sipas Mateut. Menjëherë të 4 Ungjijtë u vunë në dispozicion në formatin dixhital në jw.org dhe në aplikacionin JW Library.
Në Meksikë njerëzit që flasin nahuatle (Guerrero) janë rreth 250.000 veta. Kongregacioni i parë i kësaj gjuhe u formua në vitin 1987. Sot, 1.216 vëllezër e motra shërbejnë në 37 kongregacione dhe në 2 grupe të kësaj gjuhe, në Meksikë.