Kalo te përmbajtja

28 GUSHT 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën kekçi

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën kekçi

Të premten më 18 gusht 2023, vëlla Hozé-Luis Penja, anëtar i Komitetit të Degës të Amerikës Qendrore, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën kekçi. Botimi i ri u njoftua gjatë ditës së parë të Kongresit Rajonal «Prisni me durim!», që u mbajt në San-Huan-Çamelko, Alta-Verapaz, Guatemalë. Të 590 të pranishmit morën nga një kopje të shtypur të përkthimit të ri. Botimi u vu në dispozicion për t’u shkarkuar edhe në formatet elektronike dhe audio. Gjuhën kekçi e flasin mbi 1.300.000 veta në Belize dhe Guatemalë. Aktualisht, ka rreth 520 lajmëtarë që flasin gjuhën kekçi e që shërbejnë në 17 kongregacione dhe 4 grupe në këto dy shtete.

Shumë vëllezër e motra komentuan se si do t’i ndihmojë ky përkthim i ri ata që flasin gjuhën kekçi, që të kuptojnë më saktë Fjalën e Jehovait. Një motër përmendi këtë shembull: «Te 1 Timoteut 1:11, Përkthimi Bota e Re e përshkruan Jehovain si ‘Perëndia i lumtur’. Mirëpo, disa përkthime të tjera të Biblës në kekçi nuk e përcjellin saktë këtë aspekt të personalitetit të Jehovait. Tani mund ta përdor këtë varg për t’u kujtuar njerëzve se miqësia me Jehovain mund të na sjellë lumturi edhe gjatë periudhave të vështira.»

S’kemi dyshim se ky përkthim i ri do të ndihmojë edhe shumë njerëz të tjerë të sinqertë që flasin kekçi, ta njohin, ta duan Jehovain dhe ta çmojnë Fjalën e tij.—Proverbat 7:1, 2.