23 GUSHT 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE
Prezantohen katër ungjijtë në gjuhën aukane
Më 13 gusht 2023, vëllai Roi Zeman, anëtar i Komitetit të Degës në Surinam, prezantoi librin e Mateut, të Markut, Lukës dhe Gjonit, në gjuhën aukane. Në mbledhjen speciale që u mbajt në një Sallë Asambleje të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin e Pamabaribos, Surinam, ishin 2.713 të pranishëm. Ndërsa 691 të tjerë e panë programin në kohë reale nga Salla e Mbretërisë në Kajene të Guajanës Franceze dhe nga disa vende të tjera. Të katër ungjijtë u vunë në dispozicion menjëherë në formatin elektronik. Gjithashtu u vu në dispozicion edhe Bibla—Ungjilli sipas Mateut në formatin e shtypur. Tre ungjijtë e tjerë do t’i kenë në formatin e shtypur kur të prezantohet botimi i plotë i Shkrimeve të Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën aukane.
Kjo gjuhë bën pjesë në gjuhët kreole dhe flitet kryesisht në Surinam dhe në Guajanën Franceze. Është më shumë një gjuhë e folur, prandaj ka pak materiale të shkruara në të. Për shembull, lajmëtarët e kongregacionit të gjuhës aukane për momentin përdorin Përkthimin Bota e Re në gjuhën sranantonge në shërbim dhe në mbledhje. Ndonëse gjuha sranantonge flitet gjerësisht në Surinam, shumë njerëz që flasin aukane nuk e dinë mirë gjuhën sranantonge. Prandaj, shpesh lajmëtarëve u duhet ta përkthejnë Biblën në gjuhën aukane kur janë në shërbim. Një përkthyes tha: «Jemi shumë të emocionuar, sepse, falë këtij botimi, kushdo që flet gjuhën aukane, pavarësisht nga mosha a formimi, do të nxjerrë plotësisht dobi nga Fjala e Perëndisë.»
Ashtu si vëllezërit e motrat që flasin gjuhën aukane, edhe ne jemi të sigurt se ky botim i ri i Biblës do të ndihmojë edhe shumë njerëz të sinqertë të lëvdojnë Jehovain.—Psalmi 34:1.