Kalo te përmbajtja

Vëlla Mark Sandersoni, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezanton botimin e rishikuar të Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re në kroatisht dhe serbisht

29 PRILL 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE

Prezantohet botimi i rishikuar i Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re në kroatisht dhe serbisht

Prezantohet botimi i rishikuar i Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re në kroatisht dhe serbisht

Më 25 prill 2020, vëlla Mark Sandersoni, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi botimin e rishikuar të Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re në kroatisht dhe serbisht gjatë një fjalimi të regjistruar. Për gjuhën serbe, Bibla doli në alfabetin latin dhe cirilik.

Kongregacionet në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi e Serbi nuk u mblodhën për këtë rast të veçantë ngaqë qeveritë kanë vendosur kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në vend të kësaj ishte organizuar një mbledhje speciale nëpërmjet videokonferencës që e ndoqën 12.705 veta.

Vëllezërit dhe motrat në Kroaci dhe Serbi ndjekin programin

Një nga vëllezërit u shpreh se Bibla e rishikuar është një «xhevahir i vërtetë» dhe se ndihej «sikur Jehovai po fliste personalisht me të». Një vëlla tjetër, që shërben si plak kongregacioni, shpjegoi: «Ndërsa lexoj Biblën e rishikuar në gjuhën time, kuptoj sa shumë më do Jehovai dhe se ka merak për mua. Si plak mund t’u tregoj edhe më qartë vëllezërve dhe motrave se Jehovai i ka jashtë mase për zemër dhe se i vlerëson.»

Përkthimi i Biblës ka filluar që më 1996. Brenda 3 vjetësh, në korrik të vitit 1999, dolën Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në kroatisht dhe serbisht. 7 vjet më vonë, në 2006-n, doli përkthimi i plotë i Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re në të dyja gjuhët.

Jemi të sigurt se Bibla e rishikuar në gjuhët kroate dhe serbe, që është e saktë dhe e lehtë për t’u kuptuar, do t’i ndihmojë lexuesit të shohin që «fjala e Perëndisë është e gjallë».—Hebrenjve 4:12.