11 KORRIK 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE
Prezantohet libri i Mateut në gjuhët kurde kurmanxhi dhe kurde kurmanxhi (Kaukaze)
Më 2 korrik 2023, gjatë 2 eventeve të ndryshme, u prezantua botimi Bibla—Lajmi i mirë sipas Mateut në 2 gjuhë kurde. Në Gjermani, libri u prezantua në gjuhën kurde kurmanxhi, kurse në Gjeorgji, në gjuhën kurde kurmanxhi (Kaukaze). Në këto evente ishin të pranishëm rreth 750 veta.
Kurde kurmanxhi
Vëllai Dirk Çupek, anëtar i Komitetit të Degës në Evropën Qendrore, prezantoi librin e Mateut në gjuhën kurde kurmanxhi gjatë një programi që u mbajt në zyrën e degës së Evropës Qendrore në Zeltërs, Gjermani. Të pranishmit morën nga një kopje të shtypur të botimit. Gjithashtu u vu në dispozicion për t’u shkarkuar formati elektronik.
Kurde kurmanxhi (Kaukaze)
Vëlla Levani Kopaliani, anëtar i Komitetit të Degës në Gjeorgji, prezantoi librin e Mateut në gjuhën kurde kurmanxhi (Kaukaze) gjatë një programi të mbajtur në Tbilis, Gjeorgji. Me anë të videokonferencës u lidhën edhe vëllezër e motra nga Aparani, Armaviri, Jerevani dhe Armenia. Të pranishmit morën nga një kopje të shtypur të botimit. Gjithashtu u vu në dispozicion formati elektronik.
Gjuhët kurde kurmanxhi dhe kurde kurmanxhi (Kaukaze) janë gjuhë të ngjashme, por gramatika dhe ndërtimi i fjalisë mund të ndryshojë. Kështu, edhe nëse disa fjalë shqiptohen njësoj në të dyja gjuhët, kuptimet e tyre mund të jenë të ndryshme. Ja pse të dyja skuadrat e përkthimit bashkëpunuan ngushtësisht që të përkthenin librin e Mateut në gjuhët përkatëse. Duke komentuar për dobitë e këtij botimi, një përkthyes u shpreh: «Për shumë kurdë që janë të etur për të vërtetën, ky përkthim i ri do të jetë po aq freskues sa një gotë me ujë të pastër.»
E falënderojmë dhe e lëvdojmë Jehovain, bashkë me vëllezërit e motrat që flasin gjuhët kurde kurmanxhi dhe kurde kurmanxhi (Kaukaze), që u ka hapur rrugën edhe më shumë vetave që ta njohin.—Mateu 5:3.