Kalo te përmbajtja

17 QERSHOR 2021
LAJME NDËRKOMBËTARE

Prezantohet virtualisht Përkthimi Bota e Re në gjuhën taxhike

Prezantohet virtualisht Përkthimi Bota e Re në gjuhën taxhike

Më 13 qershor 2021, vëlla Mark Sandersoni, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën taxhike. Kjo Bibël u prezantua në format dixhital gjatë një programi të regjistruar paraprakisht.

Fakte rreth projektit

  • Gjuhën taxhike e flasin mesatarisht 14 milionë njerëz, rreth 5 milionë prej të cilëve jetojnë në Taxhikistan

  • Për këtë projekt punuan përkthyes nga disa shtete për rreth 4 vjet

Një nga përkthyesit tha: «Falë Përkthimit Bota e Re në gjuhën taxhike, lexuesit do të kuptojnë menjëherë domethënien e vargjeve të Biblës dhe si t’i zbatojnë. S’ka dyshim se do t’i ndihmojë të gjithë të afrohen më shumë me Jehovain, Autorin e Biblës.»—Jakovi 4:8.