Kalo te përmbajtja

Vëlla Sergei Filatovi

2 MARS 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE

Pritet vendimi për çështjen e Dëshmitarit të parë të akuzuar në Krime

Pritet vendimi për çështjen e Dëshmitarit të parë të akuzuar në Krime

Më 5 mars 2020 Gjykata e Krahinës së Dzhankojskit në Republikën e Krimesë do të marrë vendimin për çështjen e vëlla Sergei Filatovit. Prokuroria ka kërkuar që vëllai të burgoset për 7 vjet në një burg të sigurisë së lartë. Vëlla Filatovi është Dëshmitari i parë në Krime që akuzohet sipas Kodit Penal rus.

Siç është raportuar më parë, atë e arrestuan gjatë një prej operacioneve më të mëdha speciale kundër Dëshmitarëve vitet e fundit. Më 10 tetor 2017 në shtëpinë e vëlla Filatovit u mblodhën disa miq dhe të njohur për të diskutuar për Biblën dhe për të kënduar këngë Mbretërie. Agjentët e Shërbimit të Sigurimit Federal Rus (FSB) e regjistruan fshehurazi atë mbledhje. Mbrëmjen e 15 nëntorit 2018, më shumë se një vit më vonë, rreth 200 policë bastisën tetë shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në zonë. Mbi 35 policë kërkuan në shtëpinë e Filatovit dhe gati gjysma ishin të forcave speciale të armatosura. Vëlla Filatovin e morën në pyetje dhe më pas e liruan.

Vëlla Sergei Filatovi dhe bashkëshortja e tij, Natalia, kanë katër fëmijë, dy prej të cilëve të mitur. Ndërsa vëlla Filatovi pret vendimin, lutemi që ai dhe familja të vazhdojnë të kërkojnë strehë te Jehovai, të bindur se do t’i ndihmojë në këtë periudhë stresuese.—Psalmi 46:1.