Kalo te përmbajtja

8 MAJ 2024
LAJME NDËRKOMBËTARE

Shira të rrëmbyeshme në Kenia dhe Tanzani shkaktojnë përmbytje të mëdha

Shira të rrëmbyeshme në Kenia dhe Tanzani shkaktojnë përmbytje të mëdha

Gjatë prillit 2024, shira të rrëmbyeshme në Kenia dhe në Tanzani shkaktuan përmbytje masive. Në Kenia, mbi 185.000 veta janë evakuar, dhe rreth 200 të tjerë kanë humbur jetën. Në vendin fqinj, në Tanzani, përllogaritet se rreth 200.000 veta janë shpërngulur dhe gati 200 individë kanë vdekur. Në javët e ardhshme pritet që të ketë edhe më shumë shira shkatërrimtare.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Mjerisht, 1 motër dhe vajza e saj kanë vdekur

  • 59 lajmëtarë janë evakuar

  • 14 shtëpi janë dëmtuar

  • 3 Salla Mbretërie dhe 1 godinë e shkollave teokratike janë dëmtuar

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike atyre që janë prekur nga përmbytjet

Lutemi për vëllezërit e motrat që janë prekur nga kjo katastrofë natyrore. Ndonëse tani po jetojmë në kohë të vështira, kemi siguri të plotë se, së shpejti, ‘asgjë s’do të na frikësojë dhe s’do të na ngjallë tmerr’.—Isaia 54:14.