Kalo te përmbajtja

Pamje e shkatërrimit që solli stuhia Idai në periferi të Beirës, Mozambik

27 MARS 2019
LAJME NDËRKOMBËTARE

Stuhia Idai godet Afrikën Juglindore

Stuhia Idai godet Afrikën Juglindore

Të enjten, më 14 mars 2019, stuhia Idai goditi Mozambikun dhe vazhdoi deri në Malavi dhe Zimbabve. E konsideruar si një nga stuhitë më të fuqishme në hemisferën jugore, ajo shkatërroi rrugë dhe ndërtesa duke prekur më shume se 2,6 milionë njerëz. Deri tani janë konfirmuar më shumë se 200 viktima. Fatkeqësisht, mes viktimave të Mozambikut janë 2 motra dhe 2 fëmijë të papagëzuar, ndërsa në Zimbabve vdiq një vëlla 14-vjeçar kur iu shkatërrua shtëpia nga rrëshqitja e dheut.

Salla e Mbretërisë në Inhamizu të Mozambikut e dëmtuar nga stuhia

Dega e Mozambikut raporton se disa shtëpi të vëllezërve dhe disa Salla Mbretërie kanë pësuar dëme ose janë shkatërruar. Në Zimbabve, dega ka konfirmuar se janë dëmtuar 15 shtëpi të vëllezërve dhe 2 Salla Mbretërie. Në Malavi, dega raporton se 764 shtëpi të vëllezërve janë shkatërruar dhe 201 kanë pësuar dëme. Gjithashtu, 2 Salla Mbretërie janë shkatërruar. Për të organizuar veprën e ndihmës, janë formuar 6 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash, 2 në Mozambik dhe 4 në Malavi.

Degë të mëdha mbajnë çatitë e shtëpive të 2 vëllezërve në Malavi, pasi muret janë rrëzuar

Jemi thellësisht të trishtuar për vëllezërit e motrat tanë që po vuajnë prej kësaj katastrofe natyrore. Lutemi që të gjithë Dëshmitarët e prekur të mbështeten te Jehovai për të pasur paqen që u nevojitet në këto momente të vështira.—Romakëve 15:13.