15 TETOR 2021
LAJME NDËRKOMBËTARE
Trupi Udhëheqës njofton se në disa zona të zgjedhura do të rifillojnë mbledhjet në Sallat e Mbretërisë
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait njoftoi se kanë ftuar disa degë që të jenë pjesë e një programi pilot për të rifilluar mbledhjet e kongregacionit në Salla Mbretërie. Këto degë do të zgjedhin Salla Mbretërie në zona ku niveli i vaksinimit është i lartë dhe niveli i infektimeve është i ulët. Sigurisht që çdo aspekt i këtij projekti do të jetë në harmoni me masat e autoriteteve vendëse për grumbullimet në ambiente të mbyllura. Njoftimi u lexua në të gjitha familjet Bethel në botë, të premten më 15 tetor 2021.
Nga rezultatet e këtij programi pilot do të përcaktohet nëse edhe kongregacione të tjera do të miratohen për t’i ndjekur mbledhjet në Salla Mbretërie. Në njoftim thuhej edhe se në përgjithësi veprimtaritë organizative ku njerëzit janë të pranishëm fizikisht nuk do të lejohen të paktën deri më 1 janar 2022.
I jemi jashtë mase mirënjohës Trupit Udhëheqës që kujdeset për vëllazërinë tonë mbarëbotërore dhe që po i shqyrton me kujdes hapat për të rifilluar veprimtaritë organizative. Ju lutemi, lutuni që Jehovai të vazhdojë të drejtojë dhe të bekojë këto masa.—Proverbat 14:16.