20 NËNTOR 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE
Uragani Eta goditi Amerikën Qendrore, Ishujt Kajman, Ishujt Bahama, Xhamajkën, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara
Vendi
Amerika Qendrore, Ishujt Bahama, Ishulli i Madh Kajman, Xhamajkë, Meksikë dhe juglindja e Shteteve të Bashkuara
Katastrofa
Uragani Eta i kategorisë 4 arriti në Porto-Kabezas, Nikaragua, më 3 nëntor 2020. Më pas vazhdoi në pjesë të tjera të Amerikës Qendrore ku shkaktoi dëme të mëdha
Mjerisht, në Tabasko, Meksikë, vdiq nipi nëntëvjeçar i një çifti Dëshmitarësh ngaqë e morën ujërat e përmbytjes
Uragani Eta u shndërrua në një stuhi tropikale dhe preku Ishullin e Madh Kajman, Ishujt Bahama dhe Xhamajkën. Stuhia vazhdoi drejt Gjirit të Meksikës dhe preku Shtetet e Bashkuara
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
Kosta-Rikë
108 lajmëtarë u evakuan
7 lajmëtarë humbën gjithë sa kishin
Guatemalë
163 lajmëtarë u evakuan dhe 85 prej tyre janë kthyer në shtëpi
3 familje humbën të gjitha zotërimet
1 familje me 3 lajmëtarë ngecën në katin e dytë të shtëpisë së tyre para se t’i nxirrnin nga rreziku
Honduras
1.984 lajmëtarë u evakuan dhe të paktën 376 prej tyre janë kthyer në shtëpi
Xhamajkë
4 lajmëtarë u evakuan
Meksikë
Në shtetet e Çiapasit dhe të Tabaskos, 1.618 lajmëtarë u evakuan; 112 prej tyre janë kthyer në shtëpi
Nikaragua
238 lajmëtarë u evakuan; 232 prej tyre janë kthyer në shtëpi
Panama
27 lajmëtarë u evakuan; 6 prej tyre janë kthyer në shtëpi
Shtetet e Bashkuara
48 lajmëtarë u evakuan; 27 prej tyre janë kthyer në shtëpi
Prona të dëmtuara
Ishujt Bahama
1 shtëpi u dëmtua
Kosta-Rikë
3 shtëpi u shkatërruan
6 shtëpi u dëmtuan
Guatemalë
2 shtëpi u shkatërruan nga rrëshqitjet e dheut
Honduras
7 Salla Mbretërie pësuan dëmtime të lehta
Nikaragua
73 shtëpi u dëmtuan
Ishulli i Madh Kajman
4 shtëpi u dëmtuan
1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të lehta
Xhamajkë
50 shtëpi u dëmtuan
1 Sallë Mbretërie u dëmtua
Shtetet e Bashkuara
141 shtëpi u dëmtuan
9 Salla Mbretërie pësuan dëme të lehta
Ndihma në rast katastrofash
Dega e Amerikës Qendrore caktoi tri Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK), dy në Meksikë dhe një në Honduras, që të koordinojnë punën për dhënien e ndihmës. Në shtetet e tjera po ndihmojnë ato KNRK që ishin caktuar të kujdeseshin për dhënien e ndihmës gjatë COVID-19
Në territorin e degës së Shteteve të Bashkuara, po mbështetin me dhënien e ndihmës kongregacionet dhe KNRK-të që ishin caktuar për COVID-19 në këto zona
Mbikëqyrësit qarkorë në të gjitha këto zona po u japin zemër nga Shkrimet familjeve të prekura
Vëllezërit e motrat vendës në zonat e sigurta po sigurojnë strehim dhe ushqim për të evakuarit
Vëllezërit dhe motrat po ndjekin të gjitha udhëzimet për pandeminë COVID-19 ndërsa ndihmojnë gjatë kësaj periudhe
Pavarësisht nga efektet shkatërruese të kësaj stuhie, marrim zemër kur shohim vëllezërit që po mbështetin njëri-tjetrin. E dimë se Perëndia ynë, Jehovai, po tregon se është «një strehë e sigurt në kohë vuajtjesh».—Psalmi 9:9.