Kalo te përmbajtja

Për shkak të erërave të fuqishme dhe shirave të rrëmbyera, uragani Fiona ka shkaktuar dëme të mëdha

26 SHTATOR 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE

Uragani Fiona bën kërdinë në Karaibe

Uragani Fiona bën kërdinë në Karaibe

Më 18 shtator 2022, uragani Fiona kaloi përmes Porto-Rikos dhe ishujve aty pranë me erëra që arritën deri në 160 kilometra në orë dhe me shira deri në 75 centimetra. Stuhia shkatërroi rrugë e ura dhe la mijëra veta pa energji elektrike. Dëmtimi i infrastrukturës po ua vështirëson punën autoriteteve për t’u siguruar ushqim, ujë dhe ilaçe atyre që janë prekur nga kjo katastrofë.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

Porto-Riko, Shën-Kits e Nevis, Turks e Kajkos

  • Asnjë nga vëllezërit e motrat nuk ka humbur jetën

  • 4 lajmëtarë pësuan dëmtime të lehta

  • 75 lajmëtarë u evakuan

  • 140 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 18 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 1 shtëpi u shkatërrua

Republika Domenikane

  • Asnjë nga vëllezërit e motrat nuk ka humbur jetën

  • 58 lajmëtarë u evakuan

  • 57 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 26 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 2 shtëpi u shkatërruan

  • 2 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

  • 2 Salla Mbretërie pësuan dëme të mëdha

Guadelupë dhe Martinikë

  • Asnjë nga vëllezërit e motrat nuk ka humbur jetën

  • 16 lajmëtarë u evakuan

  • 43 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 2 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 13 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet familjeve të prekura nga katastrofa dhe po sigurojnë ndihmë praktike

  • Po merren masa për shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura dhe për riparimin e shtëpive

  • E gjithë ndihma po jepet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Jemi të sigurt se vëllezërit dhe motrat e prekura nga ky uragan do të marrin zemër falë veprave të dashurisë që janë të shumta në familjen tonë mbarëbotërore.—Veprat 11:29.