7 SHTATOR 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE
Uragani Idalia godet Kubën Perëndimore dhe pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara
Më 29 gusht 2023, stuhia tropikale Idalia goditi provincën Pinar-del-Río në perëndim të Kubës dhe solli erëra e shira të furishëm. Pastaj stuhia u intensifikua në një uragan të kategorisë 3, me erëra që arrinin një shpejtësi mbi 200 kilometra në orë. Më 30 gusht 2023, uragani Idalia mbërriti në Kiton-Biç që ndodhet në Bregun e Gjirit të Floridës, SHBA. Më vonë, Idalia u dobësua në një stuhi tropikale me erëra të forta e shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike në shumë pjesë të Floridës, Xhorxhias, Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Kubë
Asnjë nga vëllezërit e motrat nuk ka humbur jetën
1 lajmëtar është shpërngulur
1 shtëpi është shkatërruar
12 shtëpi pësuan dëme të vogla
Shtetet e Bashkuara
Asnjë nga vëllezërit e motrat nuk ka humbur jetën
1 lajmëtar është dëmtuar lehtë
1.297 lajmëtarë janë shpërngulur
4 shtëpi janë shkatërruar
12 shtëpi pësuan dëme të mëdha
61 shtëpi pësuan dëme të vogla
1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të mëdha
3 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla
Ndihma në rast katastrofash
Edhe në Kubë, edhe në Shtetet e Bashkuara, pleqtë vendës dhe mbikëqyrësit qarkorë në zonat e prekura, po japin inkurajim nga Bibla dhe ndihmë praktike
Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’i mbështetë ata që janë prekur nga uragani Idalia.—Isaia 63:9.