Kalo te përmbajtja

Vëllezërit Aleksandër Dubovjenko dhe Aleksandër Litviniuk

8 DHJETOR 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE

Vëllezërit Dubovjenko dhe Litviniuk dënohen me 6 vite burg

Vëllezërit Dubovjenko dhe Litviniuk dënohen me 6 vite burg

Më 30 nëntor 2022, Gjykata e Qytetit të Armjanskit në Republikën e Krimesë shpalli fajtorë vëllezërit Aleksandër Dubovjenko dhe Aleksandër Litviniuk. Të dy vëllezërit i dënuan me 6 vite burg dhe i arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.

Të dhëna

Inkurajohemi jashtë mase kur dimë se Jehovai është përkrah nesh kudo qofshim dhe kurdoherë që hasim sprova.—Psalmi 139:7-12.

Tabelë kronologjike

  1. 2 gusht 2021

    Ngrihet një çështje penale. Të dy vëllezërit i akuzojnë se përdorin videokonferencën për të promovuar aktivitetet e një organizate ekstremiste

  2. 5 gusht 2021

    Kontrollojnë shtëpitë e 8 familjeve që janë Dëshmitarë të Jehovait, ndër to edhe shtëpitë e familjeve Dubovjenko dhe Litviniuk. Vëllanë Litviniuk e arrestojnë dhe e futin në një burg të përkohshëm

  3. 6 gusht 2021

    Vëllanë Litviniuk e lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe e vendosin në arrest shtëpie

  4. 9 gusht 2021

    Autoritetet kontrollojnë për herë të dytë shtëpinë e familjes Dubovjenko. Aleksandrin e marrin në pyetje dhe e vendosin në arrest shtëpie

  5. 11 gusht 2021

    Vëllanë Litviniuk e akuzojnë zyrtarisht se organizon veprimtaritë e një organizate ekstremiste

  6. 8 shkurt 2022

    Vëllanë Dubovjenko e akuzojnë zyrtarisht se organizon veprimtaritë e një organizate ekstremiste

  7. 29 prill 2022

    Nis procesi gjyqësor. Gjykatësi hedh poshtë kërkesën e vëllait Litviniuk për t’u vizituar te doktori dhe për të marrë trajtim mjekësor ndërkohë që është në arrest shtëpie

  8. 8 shtator 2022

    Të dy vëllezërit i lejojnë të dalin nga shtëpia nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes

  9. 30 nëntor 2022

    Të dy vëllezërit i dënojnë me 6 vite burg

a b Komentet personale u morën përpara dënimit.