Kalo te përmbajtja

20 PRILL 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE

Vëllezërit dhe motrat bëjnë dhurime online për shkak të COVID-19

Vëllezërit dhe motrat bëjnë dhurime online për shkak të COVID-19

Dëshmitarët e Jehovait anembanë botës kanë përshtatur veprimtaritë teokratike për shkak të koronavirusit. Në shumë raste, në vend që të mblidhen në Sallat e Mbretërisë, për momentin i mbajnë mbledhjet me anë të videokonferencave. Për këtë arsye, shumë kanë ndryshuar edhe mënyrën si e mbështetin veprën mbarëbotërore të predikimit: duke bërë dhurime online.

Dëshmitarët e Jehovait në mbi 112 vende mund të përdorin donate.pr418.com për të dhuruar elektronikisht me karta debiti ose krediti.

Pjesa më e madhe e lajmëtarëve nuk kontribuojnë dot në Sallën e tyre të Mbretërisë. Ndaj, disa kanë vendosur të bëjnë një dhurim automatik mujor, ose dhurim periodik, në donate.pr418.com. Një motër 74 vjeçe nga Shtetet e Bashkuara, Suzana Kohen, që po e përdor këtë veçori të sitit, tregon: «Është kollaj fare. Nëse arrij ta bëj unë, mund ta bëjë kushdo. Jam shumë e kënaqur që mund të dhuroj për veprën e predikimit.»

Vëlla Eduardo Paiva nga Brazili mendonte se donate.pr418.com ishte një mënyrë tjetër për të dhuruar kur s’ke mundësi të shkosh në Sallë. Ai pohon: «Kohët e fundit kuptova se kjo ishte një mënyrë e përsosur për të mbështetur veprën mbarëbotërore në kohë të vështira. Kështu vazhdojmë të tregojmë dashuri dhe mirënjohje në këto ditë të fundit.»

Vëlla Gajus Glokentini, mbikëqyrës i Zyrës së Thesarit në selinë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait në Uoruik, Nju-Jork, thotë: «Na forcohet besimi ndërsa shohim dëshirën e madhe të vëllezërve për të mbështetur interesat e Mbretërisë dhe u jemi vërtet mirënjohës për dhurimet. Vazhdimisht shqyrtojmë se si të reduktojmë shpenzimet në organizatën tonë, që t’i përdorim sa më mirë fondet e dhuruara. Edhe pse disa janë detyruar të dhurojnë më pak, nuk ka ndryshuar dëshira e tyre për të mbështetur organizatën e Jehovait.»—2 Korintasve 9:7.