Kalo te përmbajtja

30 DHJETOR 2021
LAJME NDËRKOMBËTARE

Veçori e re në paraqitjen e JW.ORG

Veçori e re në paraqitjen e JW.ORG

Një përditësim i kohëve të fundit në jw.org ka vënë në dispozicion një veçori të re të shumëkërkuar. Tani mund të zgjidhni një sfond të çelët ose të errët.

Sfondi i errët (që quhet ndryshe edhe modaliteti i errët, tema e errët, modaliteti i natës) e paraqet tekstin dhe grafikën në ngjyrë të çelët mbi një sfond të errët. Disa përdorues preferojnë këtë opsion, sepse ekrani është më pak i shndritshëm. Kjo mund të reduktojë lodhjen e syve, sidomos gjatë natës ose në ambiente me pak ndriçim. Mund të jetë më praktike edhe për përdoruesit që kanë probleme me shikimin ose që janë të ndjeshëm ndaj dritës së fortë.

Për të parë opsionet e sfondit, shkoni në fund të faqes dhe klikoni te butoni «Sfondi i faqes». Mbani opsionin «I sistemit» nëse doni që siti jw.org të ketë të njëjtin sfond si ai i pajisjes suaj. Mund të zgjidhni edhe opsionin «I çelët» ose «I errët» nëse doni që jw.org të ketë gjatë gjithë kohës një sfond specifik.

Këto opsione të reja nuk janë ende në dispozicion për aplikacionin JW Library, por do të shtohen në të ardhmen. Falënderojmë Jehovain për këto përmirësime të vazhdueshme të mjeteve tona dixhitale, që na ndihmojnë të shijojmë bollëkun e ushqimit besimforcues.