13 NËNTOR 2019
LAJME NDËRKOMBËTARE
Viti 2019 shënon maksimumin e të pagëzuarve 20 vitet e fundit
Jemi të emocionuar t’ju njoftojmë se gjatë vitit të shërbimit 2019, më shumë se 300.000 veta janë pagëzuar si Dëshmitarë të Jehovait. Është hera e parë që numri i të pagëzuarve kalon shifrën 300.000, që nga viti 1999. E lëvdojmë Jehovain që bekon punën me gjithë shpirt në veprën e predikimit dhe të bërjes së dishepujve!
Gjithashtu, gjatë vitit të shërbimit 2019 ka pasur edhe ngjarje të tjera historike e të paharrueshme, si kongrese ndërkombëtare dhe përkthime të reja të Biblës. Ka pasur edhe plot raste kur vëllezërit kanë shfaqur dashuri të jashtëzakonshme. Më poshtë kemi totalet nga raporti botëror. a
Numri i vendeve që raportojnë: 240
Të pranishëm në Përkujtim në gjithë botën: 20.919.041
Maksimumi i lajmëtarëve: 8.683.117
Numri i të pagëzuarve: 303.866
Këto shifra na motivojnë të zbatojmë këshillën e Zotërisë Jezu, që gjendet te shkrimi i vitit për 2020-n: «Shkoni dhe bëni dishepuj . . . duke i pagëzuar.»—Mateu 28:19.
a Së shpejti do të gjeni një raport të plotë për vitin e shërbimit 2019 të Dëshmitarëve të Jehovait në sitin jw.org dhe në aplikacionin JW Library.