Kalo te përmbajtja

11 TETOR 2013
LAJME NDËRKOMBËTARE

JW Library, aplikacion i ri për studimin e Biblës

JW Library, aplikacion i ri për studimin e Biblës

Më 7 tetor 2013, Dëshmitarët e Jehovait nxorën aplikacionin JW Library për studimin e Biblës. Falë këtij aplikacioni të ri, përdoruesit mund të lexojnë në anglisht versionin e rishikuar të vitit 2013 të Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re, si edhe pesë përkthime të tjera të Biblës, përfshirë American Standard Version dhe King James Version. Në përditësimet e ardhshme përdoruesit do të mund të shkarkojnë dhe të studiojnë libra, revista e broshura të bazuar në Bibël. JW Library disponohet tani për iPad®, iPhone® dhe iPod touch®, për pajisjet me sistem Android™ 2.3 e më tej, si edhe për kompjuterë e tableta me sistemin Windows 8. Së shpejti do të dalë një version për Windows Phone 8.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000