Kalo te përmbajtja

4 MAJ 2016
LAJME NDËRKOMBËTARE

Kongreset e Dëshmitarëve për vitin 2016 përqendrohen te besnikëria

Kongreset e Dëshmitarëve për vitin 2016 përqendrohen te besnikëria

NJU-JORK—Dëshmitarët e Jehovait po ftojnë publikun e gjerë në kongreset e tyre rajonale me temë «Qëndroji besnik Jehovait!» Duke filluar nga dita e premte, 20 maj, Dëshmitarët do t’i mbajnë këto kongrese në Shtetet e Bashkuara dhe anembanë botës. Hyrja është e lirë.

Në programin treditor do të mbahen 49 pjesë, që të gjitha shqyrtojnë temën e «besnikërisë». Përveç tyre, Dëshmitarët kanë përgatitur edhe 35 video të shkurtra enkas për programin, si edhe dy filma që do të jepen të shtunën e të dielën. Çdo ditë, sesionet e paradites dhe të pasdites do të fillojnë me video muzikore të regjistruara për kongresin.

Si çdo vit, Dëshmitarët do të shpërndajnë një ftesë të veçantë që edhe shumë të tjerë të vijnë e të dëgjojnë programin. Datat dhe vendet e kongreseve mund t’i gjesh në faqen zyrtare të Dëshmitarëve: jw.org. Gazetarët që duan të mbulojnë lajmin për kongresin, mund të kontaktojnë me zyrën e degës më të afërt të Dëshmitarëve të Jehovait për më shumë informacion, përfshirë edhe emrin e përfaqësuesit për mediat.

David Semoniani, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në selinë e tyre botërore në Bruklin, Nju-Jork, shprehet: «Ne jemi të bindur se besnikëria është pjesë thelbësore e çdo marrëdhënieje të mirë. Programi i këtij viti do t’i ndihmojë njerëzit të lidhen më fort me miqtë, familjen e, mbi të gjitha, me Perëndinë. Jemi të sigurt se të gjithë ata që do të vijnë, do ta pëlqejnë shumë programin.»

Zëdhënësi për mediat:

David Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000