16 MAJ 2017
LAJME NDËRKOMBËTARE
Dëshmitarët nisin serinë e kongreseve
NJU-JORK—Më 19 maj 2017 Dëshmitarët e Jehovait do të nisin serinë e kongreseve e përvitshme treditore me temë «Mos u dorëzo!» Programi do të zhvillohet në vende të ndryshme të botës dhe do të vazhdojë deri në fillim të 2018-s. Ashtu si në vitet e kaluara, Dëshmitarët do të zhvillojnë një fushatë globale për t’i ftuar personalisht njerëzit në këtë eveniment publik.
Në të gjitha kongreset hyrja është falas dhe nuk mblidhen para. «Vjet në kongreset tona në mbarë botën ishin të pranishëm afro trembëdhjetë milionë veta. Shpresojmë që këtë vit të ketë edhe më shumë të pranishëm»,—thotë Dejvid Semoniani, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në selinë e tyre botërore në Uoruik, Nju-Jork.
Programi ndahet në 52 pjesë dhe do të prezantohet në formate të ndryshme, si fjalime të shkurtra, intervista dhe video të shkurtra. Përveç kësaj, çdo pasdite do të shfaqet një fragment i një filmi me tri pjesë, që titullohet Kujtoni gruan e Lotit. Datat dhe vendet e çdo kongresi gjenden në sitin zyrtar të Dëshmitarëve, jw.org. Mediat që duan të mbulojnë lajmin për kongresin, mund të kontaktojnë me zyrën e degës më të afërt të Dëshmitarëve të Jehovait për më shumë informacion dhe për emrin e një përfaqësuesi lokal për mediat.
Z. Semoniani thotë: «Vështirësitë e jetës mund të na e heqin paqen e madje disa mund të mendojnë të dorëzohen. Kongresi i këtij viti do t’u sjellë dobi si Dëshmitarëve, edhe të tjerëve, pasi do të na japë fuqi që jo vetëm t’i durojmë këto vështirësi, por edhe t’i përballojmë me sukses.»
Zëdhënësi për mediat:
Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000