20 MARS 2014
LAJME NDËRKOMBËTARE
Dëshmitarët e Jehovait nisin një fushatë botërore me ftesa për Përkujtimin e vdekjes së Krishtit
NJU-JORK—Të shtunën, më 22 mars 2014, Dëshmitarët e Jehovait nisin një fushatë botërore për të ftuar publikun në një ngjarje që e konsiderojnë më të rëndësishmen e vitit: Përkujtimi i vdekjes së Krishtit. Vitin e kaluar u mblodhën 19.241.252 veta për këtë ngjarje speciale. Dëshmitarët shpresojnë të kenë një maksimum të ri të pranishmish në Përkujtimin e këtij viti, që do të mbahet të hënën, më 14 prill, pas perëndimit të diellit.
J. R. Brown, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në selinë e tyre botërore në Nju-Jork, thotë: «Me siguri, të gjithë ata që do të marrin pjesë në Përkujtim bashkë me ne do të kënaqen e do të nxjerrin dobi. Kjo na nxit të ftojmë sa më shumë njerëz të bashkohen me ne në këtë rast të shenjtë.»
Zëdhënësi(t) për mediat:
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000