Kalo te përmbajtja

1 GUSHT 2014
LAJME NDËRKOMBËTARE

Dëshmitarët bëjnë të njohur sitin më të përkthyer në botë—JW.ORG

Dëshmitarët bëjnë të njohur sitin më të përkthyer në botë—JW.ORG

NJU-JORK—Më 1 gusht 2014, në mbarë botën Dëshmitarët e Jehovait do të fillojnë fushatën njëmujore për shpërndarjen e fletushkës së re Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?, që t’i njoftojnë njerëzit për sitin e tyre, jw.org. Ky sit, më i përkthyeri në gjithë botën, është në dispozicion në 500 gjuhë dhe përmban botime që mund të shkarkohen në thuajse 700 gjuhë.

Mbi një milion njerëz të ndryshëm hyjnë çdo ditë në sitin jw.org. Siti përmban artikuj dhe video që ofrojnë këshilla praktike për njerëz nga të gjitha moshat, formimet e rrethanat. Një nga këto video, me titull Pse ta studiosh Biblën?, ka kodin e saj QR te fletushka e re. Kjo video përmban si elemente nga jeta reale, ashtu edhe të realizuara me kompjuter që të tregojë dobitë praktike të studimit të Biblës. Tani gjendet në më se 450 gjuhë dhe është shkarkuar afro 4 milionë herë që kur doli më 18 nëntor 2013.

J. R. Brown, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në selinë e tyre botërore në Bruklin, Nju-Jork, shpjegon: «Jemi entuziastë për këtë fushatë. Në të gjithë botën ka rreth tetë milionë Dëshmitarë të Jehovait dhe secili prej nesh do t’u flasë të tjerëve për këtë sit. Kjo mund të jetë fushata më e madhe që kemi organizuar ndonjëherë.»

Geoffrey Jackson, anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, thotë: «Që kur doli dy vjet më parë, njerëz nga e gjithë bota kanë parë se jw.org është një burim informacioni i çmuar. Në këtë sit mund të shihni video që ndihmojnë fëmijët tuaj, të lexoni artikuj për familjen e madje të lexoni Biblën online. Duam që nga ky sit të nxjerrin dobi sa më shumë veta dhe kjo është arsyeja pse e filluam këtë fushatë të veçantë.»

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000