Kalo te përmbajtja

6 MARS 2018
LAJME NDËRKOMBËTARE

Dëshmitarët fillojnë fushatën vjetore për të ftuar publikun në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit

Dëshmitarët fillojnë fushatën vjetore për të ftuar publikun në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit

Më 3 mars 2018 Dëshmitarët e Jehovait nisën një fushatë globale predikimi që të shpërndanin ftesat për Darkën e Zotërisë, që njihet edhe si Përkujtimi i vdekjes së Krishtit. Më 31 mars Dëshmitarët në 240 vende do të mblidhen për këtë ngjarje, të cilën e konsiderojnë si eventin më të rëndësishëm të vitit. Me anë të këtyre ftesave, publiku do të njoftohet të marrë pjesë edhe në fjalimin biblik special me temë «Kush është në të vërtetë Jezu Krishti?», i cili do të mbahet gjatë javës që fillon më 19 mars.

Dejvid Semoniani, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait, thotë: «Në 2017-n, në Përkujtim ishin të pranishëm mbi 20 milionë veta dhe rreth 12 milionë prej tyre nuk ishin Dëshmitarë. Kështu që Përkujtimi është një ngjarje vjetore domethënëse jo vetëm për Dëshmitarët e Jehovait, por edhe për miliona vizitorë përreth globit. Synimi ynë është t’i ftojmë të gjithë fqinjët në këtë event, në vendin më të përshtatshëm për ta.»

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000