Kalo te përmbajtja

4 QERSHOR 2014
LAJME NDËRKOMBËTARE

Nisin kongreset ndërkombëtare të Dëshmitarëve

Nisin kongreset ndërkombëtare të Dëshmitarëve

NJU-JORK—I pari nga kongreset treditore ndërkombëtare të Dëshmitarëve të Jehovait me temë «Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë Mbretërinë e Perëndisë!», do të nisë të premten paradite më 6 qershor 2014, në Ford Field, Detroit, Miçigan, SHBA. Pjesë të programit do të transmetohen në vende të tjera në Arizonë, Florida, Ilinois, Kaliforni, Karolinën e Veriut, Misuri e në New Jersey, dhe do të përkthehen në gjuhët koreane, polake, portugeze e shqipe.

J. R. Brown, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në selinë e tyre botërore në Bruklin, Nju-Jork, komenton: «Gjatë tri javëve të fundit, Dëshmitarët në Detroit e në qytete të tjera, që do të ndjekin programin me anë të lidhjes video, kanë ftuar njerëzit të marrin pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Në Detroit, presim të vijnë rreth 45.000 njerëz me prejardhje të ndryshme, përfshirë më se 2.000 delegatë të huaj nga Australia, Gjermania, Kanadaja dhe Tajvani.»

Gjatë gjithë verës, Dëshmitarët në Shtetet e Bashkuara do të mirëpresin në stadiume të mëdha 16 kongrese ndërkombëtare që do të zhvillohen në gjithsej dhjetë shtete. Në disa vende, i gjithë programi ose një pjesë e tij do të prezantohet në gjuhën amerikane të shenjave, arabe, armene, çukeze, frënge, greke, hindi, iloke, indoneziane, italiane, japoneze, kantoneze, kineze mandarin, koreane, kreole e Haitit, marshalleze, perse, polake, rumune, ruse, samoane, spanjolle, shqipe, tagaloge, tui dhe vietnameze. Duke filluar nga qershori i 2014-s deri në vitin 2015, Dëshmitarët do të mirëpresin kongrese ndërkombëtare në Angli, Australi, Ekuador, Greqi, Gjermani, Meksikë, Korenë e Jugut dhe Zimbabve.

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000