Kalo te përmbajtja

27 SHTATOR 2013
LAJME NDËRKOMBËTARE

Ndryshimet në jw.org

Ndryshimet në jw.org

Në fillim të tetorit 2013 seksionet Lajme dhe Për ne në sitin tonë do të ndryshojnë. Lajme do të marrë emrin Këndi i lajmeve. Materiali i këtij seksioni do të përgatitet duke pasur në mendje profesionistët në mediat e lajmeve dhe në fushën ligjore. Shumë nga ngjarjet që kanë dalë te Lajme, tani do të futen te Për ne në një link të ri të quajtur Aktivitete. Pjesët e këtij seksioni do të jenë për ata që u intereson vepra e Dëshmitarëve të Jehovait. Ngjarjet dhe videot do t’i gjeni te titujt: Vepra jonë e predikimit, Shtypja e botimeve tona, Ngjarje të veçanta, Jeta në Bethel, Projektet e ndërtimit, Ndihmojmë komunitetin, Jetojmë sipas parimeve të Biblës.