Kalo te përmbajtja

25 SHKURT 2016
LAJME NDËRKOMBËTARE

Dëshmitarët e Jehovait ftojnë njerëzit në mbarë botën për Përkujtimin e përvitshëm të vdekjes së Krishtit

Dëshmitarët e Jehovait ftojnë njerëzit në mbarë botën për Përkujtimin e përvitshëm të vdekjes së Krishtit

Gjatë Përkujtimit do të mbahet një fjalim i bazuar në Bibël.

NJU-JORK—Të shtunën, më 27 shkurt, Dëshmitarët e Jehovait nisin një fushatë botërore për të ftuar publikun në një ngjarje që e konsiderojnë më të rëndësishmen e vitit, Përkujtimin e vdekjes së Krishtit, që do të mbahet më 23 mars. David A. Semoniani, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në selinë e tyre botërore në Nju-Jork, thotë: «Gjatë Përkujtimit do të mbahet një fjalim që shpjegon pse vdekja e Jezuit thuajse dy mijë vjet më parë është domethënëse edhe sot dhe si ngjall shpresë për të ardhmen. Duam që sa më shumë njerëz të nxjerrin dobi nga ajo që do të na mësojë Zoti me këtë rast.»

Gjatë fushatës rreth tetë milionë Dëshmitarë përreth botës do të shkojnë te fqinjët e tyre që t’i ftojnë. Vjet Përkujtimin e ndoqën gati 20 milionë veta.

Zëdhënësi(t) për mediat:

David A. Semonian, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000