Kalo te përmbajtja

24 JANAR 2018
LAJME NDËRKOMBËTARE

Keneth Kuk emërohet anëtar i Trupit Udhëheqës

Keneth Kuk emërohet anëtar i Trupit Udhëheqës

Mëngjesin e së mërkurës të 24 janarit 2018, familjet Bethel të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë u njoftuan se Keneth Kuk ishte emëruar anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait. Para se të emërohej në Trupin Udhëheqës, vëllai Kuk shërbente si ndihmës në Komitetin e Shkrimit.

Ai nisi shërbimin si pionier më 1 shtator 1982 dhe filloi të shërbente në degën e Shteteve të Bashkuara më 12 tetor 1984. Tani Trupi Udhëheqës përbëhet nga tetë vëllezër të mirosur.

Lutemi të gjithë së bashku që Jehovai të vazhdojë ta bekojë Trupin Udhëheqës teksa mbikëqyr veprimtaritë e Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë globin.—1 Selanikasve 5:12, 13

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000