Kalo te përmbajtja

30 PRILL 2015
LAJME NDËRKOMBËTARE

Dëshmitarët e Jehovait njoftojnë serinë e kongreseve 2015 që fillojnë në maj

Dëshmitarët e Jehovait njoftojnë serinë e kongreseve 2015 që fillojnë në maj

NJU-JORK—Në Shtetet e Bashkuara, Dëshmitarët e Jehovait e fillojnë serinë e kongreseve 2015 më 22 maj. Kongreset rajonale 2015 «Imito Jezuin!» do të vazhdojnë në mbarë botën deri në janar të 2016-s. Për çdo kongres që do të mbahet, Dëshmitarët e Jehovait do të bëjnë një fushatë trejavore që të ftojnë publikun ta ndjekë programin falas.

Xhejms Brauni, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në selinë e tyre botërore në Bruklin, Nju-Jork, thotë: «Tema e kongresit të këtij viti nxjerr në pah Jezu Krishtin si një figurë të njohur botërisht dhe si një model pozitiv për njerëzit e të gjitha moshave, prejardhjeve dhe kulturave. Besojmë se publiku do të kënaqet me prezantimet e gjalla të ngjarjeve të rëndësishme të jetës së Jezuit. Programi i këtij viti do të ketë një qasje interaktive, ku përfshihen video domethënëse dhe emocionuese që do të tregojnë dobitë që nxjerrim duke imituar Jezuin në jetën e përditshme.»

Datat dhe vendet e kongreseve rajonale 2015 «Imito Jezuin!» gjenden te faqja zyrtare e Dëshmitarëve, jw.org. Gazetarët mund të kontaktojnë zyrën e degës më të afërt të Dëshmitarëve të Jehovait për më shumë informacion, përfshirë edhe emrin e përfaqësuesit për mediat, nëse duan të raportojnë për këtë kongres.

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: Xhejms Brauni, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000