8 KORRIK 2013
LAJME NDËRKOMBËTARE
Përmbytje në Evropën Qendrore
Në fillim të qershorit, reshjet e dendura në Evropën Qendrore shkaktuan përmbytje në Austri, Gjermani, Hungari, Republikën Çeke, Sllovaki dhe Zvicër. Vdiqën të paktën 20 veta dhe rreth 100.000 banorë u evakuan. Sipas të dhënave të fundit, asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën ose nuk ka pësuar dëmtime të rënda në këtë katastrofë. Megjithatë, të paktën 100 Dëshmitarë në Gjermani dhe rreth dhjetë familje në Republikën Çeke u desh të evakuoheshin nga shtëpitë. Dëshmitarët e evakuar u strehuan ose te të afërmit, ose te bashkëbesimtarët vendës. Një Sallë Mbretërie në Gjermani dhe një në Austri u shkatërruan. Pleqtë e kongregacioneve vendëse organizuan dhënien e ndihmave, duke u siguruar nevojtarëve ndihmë materiale dhe inkurajim nga Shkrimet e Shenjta.
Zëdhënësi për mediat:
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000
Gjermani: Wolfram Slupina, tel. +49 6483 41 3110
Sllovaki: Rastislav Eliaš, tel. +421 2 49107611