Kalo te përmbajtja

11 TETOR 2013
LAJME NDËRKOMBËTARE

Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re, i rishikuar

Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re, i rishikuar

Gjatë një mbledhjeje të veçantë më 5 tetor 2013, Dëshmitarët e Jehovait njoftuan daljen e një botimi të rishikuar në anglisht të Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re. Komiteti aktual i Përkthimit të Biblës Bota e Re iu përgjigj ndryshimeve që kanë ndodhur në gjuhën e sotme duke i pasqyruar ato në tekst dhe duke sqaruar disa shprehje biblike, e në këtë mënyrë tani teksti lexohet dhe kuptohet më lehtë. Ky rishikim, i cili bazohet në një shqyrtim të mëtejshëm të rrotullave të Detit të Vdekur dhe të dorëshkrimeve të tjera të lashta, përfshin edhe gjashtë raste të tjera ku shfaqet emri i Perëndisë: Gjykatësit 19:18; 1 Samuelit 2:25; 6:3; 10:26; 23:14; 23:16. Në adresën www.pr418.com. mund të shkarkohet falas PDF-ja e botimit të shtypur, si edhe versioni elektronik në aplikacionin e ri JW Library.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000