Kalo te përmbajtja

25 GUSHT 2017
NEPAL

Nepali shkatërrohet nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Nepali shkatërrohet nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Shira të rrëmbyera musonike shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Nepal. Si pasojë, mbi 140 veta humbën jetën dhe mijëra të tjerë u shpërngulën. Përmbytjet kanë dëmtuar rrugët automobilistike dhe linjat elektrike, duke vështirësuar dhënien e ndihmës.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Japoni, e cila koordinon edhe veprimtaritë e Dëshmitarëve në Nepal, raporton se asnjë Dëshmitar nuk është plagosur dhe as ka humbur jetën. Gjithsesi, të paktën katër familje Dëshmitarësh janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, të dëmtuara nga përmbytja. Dëshmitarët vendës po kujdesen për bashkadhuruesit e shpërngulur.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Japoni: Içiki Matsunaga, +81-46-233-0005

Nepal: Ruben Thapalija, +977-9813469616