Kalo te përmbajtja

Lart, majtas: ndërtesa e re e shkollave teokratike në Uli, Nigeri. Djathtas: ndërtesa e re e shkollave teokratike në Ibadan, Nigeri

9 GUSHT 2023
NIGERI

Ambiente të reja për shkollat teokratike në Nigeri

Ambiente të reja për shkollat teokratike në Nigeri

Dega e Nigerisë përuroi kohët e fundit 2 ambiente të reja për shkollat teokratike. Do të përdoren kryesisht për Shkollën për Ungjillëzuesit e Mbretërisë (SHUM). Shkolla në Uli, Nigeri, studentët e parë i priti në shkurt 2023, ndërsa shkolla në Ibadan, Nigeri, më 2 qershor 2023. Këto ambiente do të përdoren edhe për Shkollën për Mbikëqyrësit Qarkorë dhe Gratë e Tyre.

Të dyja strukturat janë ndërtuar në pronat ekzistuese të Sallave të Asambleve dhe kanë një klasë, një bibliotekë dhe zonën e banimit për studentët. Çdo vit, mbi 500 vëllezër e motra aplikojnë për SHUM-in në Nigeri. Prandaj pritet që secili ambient të akomodojë 4 klasa në vit. Klasat do të mbahen në gjuhën angleze, igbo, pixhine (Afrika Perëndimore) dhe në jorube.

Studentë në ambientet e shkollës në Uli (lart) dhe në Ibadan (poshtë), në Nigeri

Një klasë SHUM-i që u mbajt kohët e fundit në Uli, shkroi një letër ku shprehte mirënjohjen e saj për shkollën dhe për ambientet e këndshme e të rehatshme: «Falë ambientit të qetë dhe dhomave të rehatshme, e kishim kollaj të përqendroheshim te gjërat që po mësonim dhe të kënaqeshim me shkollën. Vëllezërit e motrat që kujdesen për këto ambiente dhe vullnetarët e tjerë punuan pa u lodhur për të plotësuar nevojat tona. Me dashurinë që na treguan, u ndiem si në shtëpi.»

Jemi të sigurt se këto ambiente të reja do t’i ndihmojnë vëllezërit e motrat në Nigeri që ‘ta kryejnë plotësisht shërbimin e tyre’.—2 Timoteut 4:5.