Kalo te përmbajtja

5 PRILL 2019
NIGERI

‘Fluturojnë nga gëzimi’—Prezantohet Përkthimi Bota e Re i rishikuar në 2 gjuhë nigeriane

‘Fluturojnë nga gëzimi’—Prezantohet Përkthimi Bota e Re i rishikuar në 2 gjuhë nigeriane

Më 12 janar 2019 vëllezërit tanë në Nigeri mbajtën një mbledhje speciale në Sallën e Asambleve në qytetin e Beninit. Gjatë mbledhjes, Xhefri Xhekson, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi botimin e rishikuar Shkrimet e ShenjtaPërkthimi Bota e Re në gjuhët isoke dhe jorube. Programin e ndoqën 60.672 veta gjithsej. Programi u transmetua në 106 Salla Mbretërie dhe në 9 Salla Asamblesh në Nigeri, si edhe në disa vende të Beninit fqinj.

Vëlla Xheksoni me një familje në Sallën e Asambleve në qytetin e Beninit, Nigeri

Vëlla Gad Edia nga zyra e degës e Nigerisë, raportoi: «U deshën tre vjet e dy muaj që të mbaronte përkthimi i Biblës në gjuhën isoke dhe tre vjet e tre muaj për përkthimin në gjuhën jorube.» Në fund tha: «Në Nigeri, mbi 5.000 Dëshmitarë flasin gjuhën isoke dhe më shumë se 50.000 flasin e lexojnë në gjuhën jorube. Një nga të pranishmit e përshkroi kështu reagimin e vëllezërve kur morën Biblat: ‘Ata fluturuan nga gëzimi.’ Ndaj mund të themi me plot gojën se ia vlejti çdo përpjekje!»

Deri tani Dëshmitarët e Jehovait e kanë botuar Përkthimin Bota e Re të plotë ose pjesërisht në 179 gjuhë.

Jemi shumë të kënaqur që tani vëllezërit mund ta lexojnë e ta studiojnë më lehtë Biblën edhe në këto gjuhë.—2 Timoteut 3:17.