21 TETOR 2022
NIGERI
Përmbytje katastrofike në Nigeri
Nigeria po përballet me përmbytjen më shkatërrimtare ndër shumë vite për shkak të reshjeve të dendura e të pazakonta të shiut. Zonat më të prekura janë afër gjirit jugor dhe përgjatë lumenjve Niger dhe Benue. Për shkak të përmbytjes është dëmtuar infrastruktura, janë shpërngulur mbi 1 milion njerëz dhe kanë humbur jetën të paktën 600 veta. Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave në Nigeri e përshkruan si «kolosale» shkallën e shkatërrimit. Autoritetet parashikojnë se përmbytjet në shkallë kaq të gjerë mund të sjellin krizë ushqimore.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Asnjë nga vëllezërit e motrat nuk humbi jetën
4.074 lajmëtarë janë shpërngulur
900 shtëpi janë aktualisht të përmbytura
180 shtëpi janë shkatërruar
70 Salla Mbretërie dhe 1 Sallë Asamblesh është përmbytur
Ndihma në rast katastrofash
Janë ngritur 4 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash
Lajmëtarëve të shpërngulur po u sigurohet ushqim, strehim i përkohshëm dhe gjëra të tjera të nevojshme
Pleqtë vendës dhe mbikëqyrësit qarkorë po u japin zemër nga Shkrimet dhe po u sigurojnë ndihmë praktike të prekurve nga kjo katastrofë
E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19
Jemi mirënjohës që pavarësisht nga kohët kritike në të cilat jetojmë, Jehovai vazhdon t’i sigurojë popullit të tij ‘strehë në ditë të keqe’, duke u plotësuar nevojat fizike dhe duke i ndihmuar ta mbajnë të fortë besimin.—Psalmi 27:5.