13 NËNTOR 2020
NIGERI
Përmbytje shkatërrimtare në Nigeri
Gjatë shtatorit dhe tetorit 2020 shira të rrëmbyeshme sollën përmbytje të mëdha në disa shtete të Nigerisë. Si pasojë u dëmtuan rëndë shumë ferma dhe prona. Mjerisht, në këtë katastrofë vdiq një nga vëllezërit tanë. Gjithashtu u shpërngulën mbi 1.828 lajmëtarë dhe u dëmtuan të paktën 62 shtëpi të tyre.
Dega e Nigerisë caktoi shtatë Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash që të koordinonin punën për dhënien e ndihmës, ndërsa respektonin udhëzimet e sigurisë për COVID-19. Mbikëqyrësit udhëtues dhe pleqtë vendës po bashkëpunojnë që t’u sigurojnë gjërat e domosdoshme vëllezërve e motrave, si dhe t’i inkurajojnë nga Shkrimet.
Trishtohemi që disa vdiqën gjatë kësaj katastrofe. E dimë se Jehovai, Perëndia ynë i shpëtimit, do t’i ngushëllojë dhe do t’i mbështetë vazhdimisht vëllezërit e motrat gjatë kësaj periudhe të vështirë.—Psalmi 68:19.