Kalo te përmbajtja

27 DHJETOR 2019
NIGERI

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tive

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tive

Më 20 dhjetor 2019 vëlla Vilfred Simonsi, anëtar i Komitetit të Degës në Nigeri, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tive. Njoftimi u bë gjatë Kongresit Rajonal «Dashuria nuk shuhet kurrë», që u mbajt në City Bay Event Center në Makurdi, Shteti i Benues, Nigeri.

Përkthimi i Biblës zgjati gati dy vjet dhe ishte fiks në kohën e duhur. Gjuha tive është ndër më të folurat në Nigeri, me mbi 5 milionë që e flasin atë. Gjatë tri viteve të kaluara, në territorin e gjuhës tive ka pasur një rritje të paparë në numrin e lajmëtarëve, nga 600 në 1.012.

Jemi të sigurt se ky përkthim do të ndikojë për mirë në fushën e gjuhës tive, e cila është «gati për korrje».—Gjoni 4:35.