4 GUSHT 2017
NIGERI
Shira të furishme në Nigeri
Shirat e furishme që ranë në jugperëndim të Nigerisë më 6-9 korrik 2017 shkaktuan përmbytje në Lagos, Niger dhe Ojo. Sipas raportimeve në media të paktën 18 njerëz kanë humbur jetën.
Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Nigeri ka konfirmuar se asnjë Dëshmitar s’ka humbur jetën dhe as është plagosur në këtë katastrofë, ndonëse katër prej tyre janë shpërngulur. Gjithashtu dy nga shtëpitë e Dëshmitarëve kanë pësuar dëme dhe një tjetër është shkatërruar. Dëshmitarët në Nigeri po japin ndihmë për bashkadhuruesit dhe për fqinjët që s’janë Dëshmitarë, disa prej të cilëve janë shpërngulur ose kanë mbetur pa shtëpi.
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Nigeri: Pol Endrju, +234-7080-662-020