Kalo te përmbajtja

23 TETOR 2018
NIGERI

Shira të rrëmbyer shkaktojnë përmbytje të mëdha në Nigeri

Shira të rrëmbyer shkaktojnë përmbytje të mëdha në Nigeri

Shira të rrëmbyer sezonalë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Nigeri, kryesisht në pjesën qendrore dhe jugore të vendit. Dy lumenjtë më të mëdhenj të Nigerisë, Benue dhe Niger, kanë dalë nga shtrati i tyre e, si pasojë, mijëra janë shpërngulur dhe mbi 100 të tjerë kanë vdekur.

Sipas raporteve të para, asnjë Dëshmitar nuk rezulton i vdekur ose i plagosur. Gjithsesi, për shkak të përmbytjes, të paktën 2.000 lajmëtarë janë shpërngulur dhe mbi 1.000 prej tyre kanë nevojë për ndihmë. Shumica janë strehuar te shtëpitë e bashkëbesimtarëve që ndodhen në zona të sigurta.

Është formuar një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar dhënien e ndihmave si dhe për të inkurajuar nga Bibla vëllezërit e prekur. Dy anëtarë të Komitetit të Degës në Nigeri bashkë me mbikëqyrësin qarkor dhe vëllezër që punojnë në Repartin e Shërbimit dhe në Repartin Vendës të Projektim-Ndërtimit kanë vizituar lajmëtarët në zonat e përmbytura për t’i mbështetur.

Pavarësisht nga vështirësitë që ka sjellë kjo katastrofë, Ati ynë qiellor, Jehovai, vazhdon të jetë ‘fortesë në kohë vuajtjesh’.—Psalmi 37:39.