Kalo te përmbajtja

29 PRILL 2014
NIKARAGUA

Tërmete në Nikaragua

Tërmete në Nikaragua

Të hënën më 14 prill 2014 në Nikaragua ra një tërmet 5,1-ballësh fare afër qytetit të Managuas. Ishte i fundit i një serie tërmetesh në këtë zonë gjatë katër ditëve rresht; më i madhi prej tyre ishte 6,6 ballë i shkallës Rihter. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait e Amerikës Qendrore në Meksikë vërteton se asnjë Dëshmitar nuk ishte plagosur. Gjithsej u shkatërruan 7 shtëpi të Dëshmitarëve dhe u dëmtuan rëndë 21. Në qytezën Nagarote pësoi dëm të madh edhe një Sallë Mbretërie, vend adhurimi për Dëshmitarët e Jehovait. Si pasojë, dy kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait u mblodhën në parkingun e Sallës së Mbretërisë për kremtimin e përvitshëm të vdekjes së Jezu Krishtit. Atë mbrëmje ishin të pranishëm mbi 530 veta, duke përfshirë edhe shumë që nuk janë Dëshmitarë. Zyra e degës po siguron mbështetje dhe strehim të përkohshëm për bashkëbesimtarët që u janë prishur shtëpitë.

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Amerika Qendrore: Gamaliel Camarillo, tel. +52 555 133 3048