2 DHJETOR 2016
PANAMA
Një uragan shkatërrimtar përplaset në Amerikën Qendrore
Më 23 nëntor 2016 uragani Oto solli shira të rrëmbyeshëm, përmbytje dhe rrëshqitje dheu shkatërrimtare në Kosta-Rikë, në Nikaragua dhe në Panama, duke detyruar mijëra veta të evakuoheshin. Raportet e para tregojnë se në Kosta-Rikë dhe në Nikaragua nuk humbi jetën dhe nuk u plagos asnjë Dëshmitar i Jehovait. Mjerisht, në Panama u plagos një Dëshmitar i Jehovait dhe vdiq një çift Dëshmitarësh nga një rrëshqitje dheu. Dëshmitarët janë organizuar që t’u japin zemër dhe ndihmë praktike të prekurve nga katastrofa.
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait, që ndodhet në selinë botërore në Nju-Jork, po ndjek nga afër situatën. Ata do të autorizojnë komitetet e ndihmës në rast katastrofash në këtë rajon, që sipas nevojës, të përdorin fondet që janë dhuruar për veprën mbarëbotërore të predikimit.
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, 1-845-524-3000
Kosta-Rikë: Pedro José Novoa Vargas, 506-8302-8499
Nikaragua: Guillermo José Ponce Espinoza, 505-8856-1055
Panama: Dario Fernando De Souza, 507-6480-3770