Kalo te përmbajtja

25 PRILL 2024
PARAGUAI

Ekspozohet Fjala e Perëndisë gjatë panairit kombëtar në Paraguai

Ekspozohet Fjala e Perëndisë gjatë panairit kombëtar në Paraguai

Nga data 28 shkurt deri më 10 mars 2024, në Asuncion, Paraguai, u mbajt panairi vjetor që quhet Libroferia Capel. Çdo vit, këtë event e vizitojnë rreth 10.000 njerëz të çdo moshe e të apasionuar pas librave. Mbi 160 vëllezër e motra dolën vullnetarë dhe ndihmuan me turne në këndin tonë, i cili tërhiqte vëmendjen te Fjala e Perëndisë dhe te mjetet ndihmëse për studimin e Biblës, që gjenden në jw.org. Ata ekspozuan botime në format elektronik dhe të shtypur në gjuhët guarani, paraguajane të shenjave dhe spanjolle.

Një burrë u afrua te këndi pasi pa një poster që reklamonte kurse falas për studimin e Biblës. Vëllezërit i shpjeguan se si zhvillohet programi për studimin e Biblës dhe i treguan broshurën Gëzoje jetën përgjithmonë. Pasi i hodhi një sy broshurës, ai tha: «S’e dija fare që Bibla ka përgjigje për të gjitha këto pyetje!» U kënaq shumë edhe kur mësoi se emri i Perëndisë është Jehova. Vëllezërit u organizuan që ta kontaktonin prapë për të filluar studimin e Biblës me të.

Në një rast tjetër, një burrë filloi të bisedonte me një nga motrat tona te këndi. Ai i tha se ishte i lumtur të shikonte se ka një larmi informacionesh te siti ynë në gjuhët guarani, guarani (Mbaja) dhe nivakle. I lavdëroi Dëshmitarët e Jehovait për përpjekjet e tyre që të përkthenin literaturën e bazuar në Bibël në gjuhë të ndryshme indigjene.

Disa nga vullnetarët që morën pjesë në panair

Vëlla Daniele Sarkone, i cili ndihmoi në organizimin e vullnetarëve, tregoi: «U kënaqëm që patëm goxha biseda të bukura me ata që janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth Biblës.» Gjatë panairit, të paktën 13 veta kërkuan informacione rreth studimit të Biblës.

Jemi të lumtur kur dëgjojmë se po vazhdon të jepet një dëshmi e mirë në Paraguai, ndërsa akoma më shumë individë afrohen drejt burimit të së vërtetës.—Psalmi 119:160.